Nisma e ‘Ballkanit të Hapur’, Vuçiç: Jam gati të bisedoj me Kurtin

8 Shkurt 2022, 11:20| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 15:19

  • Share

Aleksadër Vuçiç dhe Albin Kurti mund të ulen për bisedime në kuadër të nismës Ballkani i Hapur. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, teksa ka folur për Ballkanin e Hapur, ka nënvizuar se është gati të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Vuçiç në një intervistë për televizionin Happy ka theksuar se është gjithmonë i gatshëm të bisedojë me Kurtin për 'Ballkanin e Hapur'.

“Edhe pse nuk e shoh shumë të arsyeshme të bisedoj me të, megjithatë gjithmonë jam i gatshëm për këtë gjë”, tha Vuçiç.

Ndërsa për vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut, ai tha se nuk mund të fliste për detaje, por që sipas tij, ishin bisedime të vështira.

Për shkuarjen e ambasadorit të ri amerikan në Beograd, Christopher Hill, Vuçiç tha se edhe pse “përvojat tona nuk janë të lehta, ne i mirëpresim ato”.

Ndërsa për inciativën e Ballkanit të Hapur theksoi se është një “projekt i mençur”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?