Mjetet e ndërtimit në kantierin e Spitalit të Fierit

Nisja e punimeve për ndërtimin e spitalit të Fierit, shpronësimet do bëhen me çmim referencë

19 Janar 2021, 17:25| Përditesimi: 19 Janar 2021, 17:31

  • Share

Ka hyrë në fuqi akti normativ i qeverisë për shpronësim të menjëhershëm të pronarëve të tokës prej 5 hektarësh në Mbrostar ku do të ndërtohet spitali i Fierit. Sipas aktit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe njëkohësisht të depozituar në parlament thuhet se pronarët do të shpronësohen me çmimin referencë sipas ligjit në fuqi, dhe jo me çmimin e tregut.

“Autorizimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin që të negociojë dhe të nënshkruajë marrëveshje me pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që do të shpronësohen për ndërtimin e spitalit të Fierit. Çdo pronar shpronësohet në përputhje me çmimin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi”, thuhet në aktin normativ.

Pronarët e tokës kanë mundësi që të ndjekin edhe rrugë ligjore për çmimin e shpronësimit.

“Nënshkrimi i marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij akti normativ, nuk pengon pronarët për kundërshtimin në rrugë gjyqësore të çmimit të shpronësimit”, vijon akti normativ .

Më herët pronarët kanë kundërshtuar dhënien e pronës pasi kërkonin shpronësim me çmim tregu.

Spitali i Fierit do të ndërtohet nga qeveria turke dhe pritet të kushtojë 60-70 milionë euro dhe në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.

Aktualisht kanë nisur punimet pasi makineritë e rënda kanë zbarkuar në tokën e përcaktuar për ndërtimin e spitalit që duhet të përfundojë brenda 3 muajve sipas premtimit të presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • @XXXX: 19/01/2021 21:14

    Je i madh XXXX.Ca duan keta fshataret .Hedhin sh.. perpjet keta

    Përgjigju
  • Eli: 19/01/2021 19:46

    Jo vetem toke buke üor me ligjin e investitorit strategjik cdo prone e Shqiptareve rrezikoher

    Përgjigju
  • hasani: 19/01/2021 18:22

    JO ME CMIM REFERENCE O PLEHRA,,POR ME CMIM TREGU...MOS I VIDHNI LEKET POPULLIT...NEPER TENDERA E KONCESIONE....

    Përgjigju
    • Tirona: 19/01/2021 19:27

      haaaaa sa kom qesh O Hasono! do ma shpjegos pak se cfare do te thote cmim reference , se me thone te drejten , une nuk e kuptoj . Kot ta bona kete pyetje se edhe ti sja ke haberin fare se cfare do te thote cmim reference.

    • XXXX: 19/01/2021 18:34

      Dashks cmim tregu ti o kokra bythqirit, po juve i moret tokat falas nga qeveria kurve e sali berishes tani dashki tjua bleje qecwria mw sa tju haje juve karri. Ju doni qirr rribt e fisin ku e keni.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?