Foto ilustruese

Nisin sot regjistrimet në e-Albania të nxënësve në klasat e dhjeta, procedura zgjat vetëm pak minuta! Afati deri më 20 korrik

7 Korrik 2023, 08:22| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 08:24

  • Share

Këtë të premte (7 korrik) të gjithë nxënësit mund të regjistrohen në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024. Procedura është fare e lehtë në portalin e-Albania. Afati për t’u regjistruar zgjat deri në 20 korrik.

Dokumente që ngarkohen nga aplikanti (online, jo dorazi)

  1. -  Dokumenti i kujdestarisë ligjore në rastet kur fëmija regjistrohet nga personi që ka kujdestarinë ligjore (vetëm kur aplikimi bëhet nga kujdestari ligjor i fëmijës);
  2. -  Raport mjekësor (vetëm kur aplikohet për Shkollë të Mesme me konkurs (sportive);

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka ndarë lajmin për të gjithë nxënësit dhe prindërit ne rrjete sociale si dhe u ka uruar suksese.

“Tashmë në sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e  nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor!”- shkruan Kushi.

Për çdo pyetje apo paqartësi rreth procesit, mund të kontaktoni në adresën:

[email protected].

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?