Nisin reshjet e borës në juglindje të vendit (VIDEO)

7 Dhjetor 2023, 21:15| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 21:45

  • Share

Kanë nisur reshjet e borës në juglindje të vendit! Prezencë të borës ka pasur në aksin nacional Korçë-Pogradec në disa pjesë të këtij aksi dhe në majë të Qafë-Thanës.

Edhe një nga akset më të përdorura në juglindje të vendit siç është aksi Korçë-Pogradec është përfshirë nga reshjet. Po ashtu reshjet e dëborës kanë nisur edhe në qytetin e Korçës.

Reshjet kanë qenë me intensitet mesatar, duke mos krijuar problematika në rrugë, por megjithatë ka pasur prezencë të borëpastrueseve përgjatë akseve për të shmangur problematikat që mund të krijohen nga moti.

Reshje në formë shiu dhe dëbore ka pasur edhe në zona të tjera, po pa krijuar probleme.

Gjatë orëve të natës drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë ndërkohë temperaturat e ajrit pritet të ulen gjatë mëngjesit dhe ditës së premte duke bërë që minimumi dhe maksimumi të luhaten nga -3 deri në 4 gradë.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?