Nisin punimet për segmetin Qafa e Buallit-Ura e Vashës! Rruga e Arbrit pritet të përfundojë brenda 4 muajve

7 Dhjetor 2022, 18:21| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 18:27

  • Share

Ky është segmenti i rrugës së Arbrit nga Qafa e Buallit deri tek Ura e Vashës, i gjatë 10 kilometra.  Traseja e këtij segmenti ishte hapur 10 vite më parë, ndërsa tashmë ka nisur puna për asfaltimin nga kompania Gjoka.  Paralelisht po punohet edhe për skarpatet nga një bashkim kompanish qe fitoi tenderin me vlerë 10 milionë euro. Punimet pritet të përfundojnë brenda 4 muajsh.  Banorët thanë se ky aks shkurton distancën nga Klosi ne Bulqizë.

“Kjo rrugë duhet të kishte mbaruar me kohë, është shumë vonë, megjithatë kam shpresë se deri për zgjedhje do të përfundojë”, tha një banor. Ndërsa një i moshuar thotë se kjo është meritë e kryeministrit Rama.

Ndërsa të tjerë thanë se “ky segment pasi të shtrohet me asfalt do të përshkohet për 10 minuta, ndërsa tani shkon më shumë se 30 minuta”.

Pak ditë më parë, Kryeministri Rama bëri hapjen zyrtare për qarkullimin e automjeteve të segmentit Klos-Tiranë dhe Shupenzë-Maqellarë, pjesë e rrugës së Arbërit. Ndërsa bëhet me dije se vazhdon puna për hapjen e tunelit të qafë Murrizit me një gjatësi prej afro 3.8 km.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?