Muzeu Arkeologjik Durrës

Nisin punimet për restaurimin e Muzeut Arkeologjik Durrës, Margariti: Qyteti është kantieri më i madh i rindërtimit

12 Tetor 2022, 11:55| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 14:02

  • Share

“Durrësi është kantieri më i madh i rindërtimit”,kështu deklaroi ministrja e kulturës Elva Margariti gjatë takimit të zhvilluar në Muzeun Arkeologjik Durrës për të përuruar nisjen e punimeve për restaurimin e muzeut dhe hapjen e thirrjeve të projektit EU4Culture për grante për trashëgiminë kulturore.

Ndërsa përmendi faktin se një ditë më parë u prezantua në ministri nga arkitekti i njohur Stefano Boeri një projektide mbi restaurimin dhe rijetësimin e disa prej monumenteve më të rëndësishme në Durrës, me të cilëve edhe amfiteatri, margariti theksoi faktin se nuk nuk po dhurohet asnjë pjesë e identitetit tonë kombëtar përmes PPP-ve apo koncesioneve, por po zbatohet praktikat më të mira ndërkombëtare.

Përfaqësues të Delegacionit Evropian në Shqipëri hapën sot thirrjen e dytë për propozimet e organizatave jo fitimprurëse që duan të aplikojnë për grantet e BE, për financimin e projekteve që mbështesin komunitetet që jetojnë në zonat përreth objekteve të trashëgimisë kulturore të prekura nga tërmeti i nentorit 2019.

Ndërkohë, Pamela Lama, menaxherja e UNOPS-it për vendin tonë prezantoi para të pranishmëve sesi do të duket muzeu arkeologjik pas përfundimit të restaurimit të tij. Qëllimi i projektit që do të kushtojë 2.7 milion euro dhe do të zgjasë 11 muaj është shndërrimi i muzeut në një qendër moderne arsimore që do t'i lejojë vizitorët të zhyten dhe te përjetojnë historinë e lashtë permes tregimit klasik dhe të teknologjisë së lartë, si dhe realitetit virtual dhe mjeteve multimediale.  

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dyrrahium: 13/10/2022 23:57

    Durresi qyteti me i vjeter në ballkan shumë mirë që muzeu po rijetësohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?