Nisin përgatitjet, Llatja: Dita e Verës është e Elbasanit! Program festiv për disa ditë rresht, aktivitetet kulmojnë në 14 mars

5 Mars, 12:48| Përditesimi: 5 Mars, 19:56

  • Share

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledis Llatja, prezantoi programin festiv të ditës së verës. Ai tha se do të bëhen një sërë aktivitetesh kultutore e sportive që kultojmë më 14 Mars.

Elbasani synon të jetë kryeqendra e festimeve për 14 Marsin, Ditën e Verës. Pushteti lokal ka prezantuar axhendën festive, duke ftuar qytetarët dhe miqtë nga mbarë trojet shqiptare të festojnë në Elbasan. Përgjatë 10 ditëve është parashikuar të organizohen koncerte, ekspozita e panaire. Kryebashkiaku Gledian Llatja tregon risitë e këtij viti.

“Do kemi 10 ditë aktiviteve që kultojmë me koncertin festiv mbrëmjen e 13 marsit dhe paradën e 14 marsit. Kjo është traditë e Elbasanit dhe lezetin kjo festë e ka në Elbasan”, tha Llatja.

Trupat e ansambleve nga i gjithë qarku i Elbasanit si dhe Maqedonia e Veriut do jenë pjesë e festës, por kryefjala e kremtimeve do të jenë fëmijët e qytetit.

Po ashtu për herë të parë në bibliotekën e Elbasanit do të mbahet një simpozium mbi historikun e Ditës së Verës. Sofra elbasanase edhe këtë vit do të shtrohet për të promovuar gatimet tradicionale të Shqipërisë së Mesme.

PJESE NGA PROGRAMI FESTIV:

Data 09 Mars, ora  10:00

Simpozium me temë “Historiku i Ditës së Verës”, Biblioteka “Qemal Baholli”.

Data 10 Mars, ora16:00

Koncert Festiv, Qendra Kulturore e Fëmijëve “Luajmë dhe vallzojmë”

Data 10 Mars, ora 18:00

Koncert recital i këngëtarit të mirënjohur Shpat Deda – Teatri “Skampa”.

Data 10 Mars, ora 10:00

Ekspozitë e makinave klasike “RETRO” ne sheshin “Gensher”.

Data 9, 10,11 Mars, ora 10:00-17:00

Dy ekspozita fotografike: “Elbasani ndër vite” dhe “Elbasani sot e dje”

Data 11, 12, 13, 14 Mars, ora 10:00-14:00

“Panairi i Zejeve” si demonstrim i traditave popullore, prodhimeve vendase dhe bio, punimet me dorë nga artizanët.

Data 11 Mars, ora 18:00

”Dritës Tate Xhevahir”- koncert me këngëtaren e mirënjohur Elina Duni. Me pjesëmarrjen e orkestres së harqeve të Elbasanit, në ambientet e Teatrit “Skampa”.

Data 12 Mars, ora 10:00

Kampionati i Volejbollit, Djem e Vajza - “Kupa e Luleve”

Data 12 Mars, ora 16:00

Parada me trupat e ansambleve të gjithë qarkut, si dhe nga Maqedonia, Kosova etj. Ky aktivitet do të nisë rreth orës 16:00 nga sheshi përpara stadiumit, do parakalohet përgjatë gjithë bulevardit nën atmosferën e këngëve dhe valleve tradicionale. Më pas në orën 17:00 të gjitha trupat do ngjiten në skenën kryesore tek sheshi “Gensher” dhe do të performojnë programet e tyre artistikë.

Data 13 Mars, ora 18:00

Koncert në sheshin “Gensher”, me këngetarët më në zë të momentit, trupa kërcimi, akrobaci, spektakël fishekzjarresh.

Data 14 Mars, ora 09:00-19:00

Parada e Ditës së Verës

Fabula, karnavale, përformancë etj.

Panairi i Sportit, aktivitet demostrativ nga disiplinat e Klubit Shumësportësh

Panairi i bujqësisë me prodhime vendase dhe bio.

“Festivali i bollokumes”, demonstrim i artit të gatimit nga amvisat elbasanase.

Koncerti i madh në sheshin “Gensher”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?