Nisin Lojrat Olimpike Dimërore, në ceremoninë madhështore parakalon edhe Shqipëria! Amerika mungesa e madhe

4 Shkurt 2022, 14:59| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 15:07

  • Share

Lojrat Olimpike Dimërore mund të quhen zyrtarisht të nisura. Ceremonia madhështore u mbajt sot në stadiumin e Pekinit, që njihet ndryshe edhe si ‘Foleja e Zogjve’ ku parakaluan me radhë të gjithë shtetet mes tyre edhe Shqipëria. I vetmi sportist që do përfaqësojë kombin është skiatori Deni Xhepa, që do të garojë me 13 dhe 16 shkurt në dy disiplina të ndryshme.

Në ceremoninë e hapjes kishte rreth 60 mijë të pranishëm, ndërsa aplikohen rregulla strikte ndaj koronavirusit. Këto Lojra Dimërore do të mbahen mend edhe për mungesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arsye diplomatike.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?