Nisin llogaritë/ Ja sfidat që mbeten në grup dhe sa pikë i duhen Shqipërisë për të shkuar në "Euro 2024"

11 Shtator 2023, 09:51| Përditesimi: 11 Shtator 2023, 11:07

  • Share

Pas fitores së mbrëmshme ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania” kuqezinjtë kryesojnë grupin. Në tre ndeshjet e mbetura, tashmë janë ndër favoritët për të siguruar një nga dy vendet e para që të çojnë në Gjermani 2024.

Ka një sërë kombinimesh rezultatesh që të çojnë drejt këtij objektivi, por ka që tani një “kuotë minimale” që ta garanton praninë në turne.

Matematikisht, nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura në grupin e saj, do të ketë të sigurt biletën për turne në Gjermani, pasi do të bëhej një nga dy skuadrat e para në grup.

Duke llogaritur që 2 nga 3 ndeshjet e kuqezinjve janë në “Air Albania”, ky objektiv bëhet mëse i arritshëm.

NDESHJET QË MBETEN NË GRUPIN E

12.10.2023

Shqipëri-Çeki

Ishuj Faroe-Poloni

15.10.2023

Çeki-Ishuj Faroe

Poloni-Moldavi

17:11.2023

Moldavi-Shqipëri

Poloni-Çeki

20:11.2023

Çeki-Moldavi

Shqipëri-Ishujt Faroe

S.S//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqipo: 11/09/2023 21:14

    unë them wë tash që fituam me Polinine,duhet te luajne per tre fitore,9 pikë sepse eshte e mundur. Minimumi mund te jete barazim me çekët dhe dy fitore ,me Moldavine dhe Ishujt Faroe,pra 7 pikë. Gjithsesi,psikologjikisht duhet të përgatiten për një finale me Çekët.

    Përgjigju
  • Toni: 11/09/2023 17:09

    Të mundesh çeket ne Tirane, e mundur nese Nuk luajne si te kualifikuar dhe me kembe ne toke. Barazimi eshte i arritshem. Dhe nje fitore e sigurte me I faroe! Sidoqofte, beteja eshte mes Polonise dhe Cekise, dhe kjo i krijon me lehtë si shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?