Autoriteti i Konkurrencës nis hetimin për depot farmaceutike: Mos rrisni çmimet, furnizoni tregun

19 Mars 2020, 08:48| Përditesimi: 19 Mars 2020, 14:38

  • Share

TIRANË- Menjëherë pas lajmeve që qarkulluan në media për rritjen e çmimeve të produkteve mjekësore në nivel tepër të lartë dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, që Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nis hetim mbi tregun e shitjes me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore. Sipas vendimit të Konkurrencës monitorimi u fokusua në tregtimin e materialeve dezifektant duarsh, alkool dhe maska, për të cilat kërkesa konsumatore ka qenë në rritje si pasojë e situatës së krijuar nga virusi COVID-19.

Nga kontrollet është konstatuar se  tregu ka mungesë të materialeve në nivelin e rrjetit farmaceutik, si dhe ka pasur një rritje të pajustifikueshme e çmimit në të gjitha nivelet e tregtimit të këtyre materialeve si nga depot farmaceutike ashtu edhe nga rrjeti i farmacive. Sipas Konkurrencës me këtë rritje të çmimeve të materialeve paramjekësore është shkelur ligji për mbrojtjen e konkurrencës, për këtë arsye është vendosur si masë e përkohshme ndalimin e sjelljes së ndërmarrjeve në rrjetin e tregtimit me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore, të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë vendosin çmime apo kushte të padrejta tregtimi.

Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron rrjetin farmaceutik se nëse nuk zbatohen masat e përkohshme, ndërmarrjet do të ndëshkohen me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës.

 

 

b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenti: 19/03/2020 14:26

    Autoriteti i Konkurences, eshte pothuajse inekzistent. Po kompanive telefonike qe rriten cmimin e paketave brenda nje dite, ne te njejten ore, au vuri ndonje gjobe ? 3 inspektime mund te bente, por sic duket ka vepruar me shume pergjegjesi hahahah

    Përgjigju
  • Loran shehu: 19/03/2020 10:50

    Ky autoritet dhe drejtuesit e saj jan inekzistent as qe bejn no nje pun jan thjesht kot ,ne kto dit kta delenxhinj jan ber pal me markeyet qe rrisin cmimin

    Përgjigju
  • Sadiku!: 19/03/2020 09:44

    Ne shqiperi kalloj lloje autoritetesh kontrolli sic mind te jete dhe aji per farmacit.Keto jane autoritete korrupsjoni dhe jo kontroli,pasi dhume farmaci ne Kryeqytet abuzojne me cimimin e barneve ne kurrize te semureve.Cimimet jane nga me te shtrejta ne rajon edhe pse disaprejtyre jane me rimbulzim.Pikerisht ketu ka abuzim nga farmacite.Autoriteti i ketij kontrolli duhet te ngulet mire ne farmacit te ndeshkoj e te penalicoje cilido farmacist qe abuzon me cimimet dhe rimbulsimet.Kontrolli dhe ndeshkomi duhet te jete trasparent per wutetaret qe pagujne taksa per ket sherbim icili duhet te jet ne lartesine e duhur,po keshtu Kryeministri,qeveria dhe Ministria e shendetesise nuk duhet te behen irtakt me ket lloje autoriteti mbikqyres ndaj farmacive,por ti ndeshkoje dhe keto qe nuk zbatojne ligjin,tju hiqet licenca apo te penslizohen si organ kontrolli te korruptuar.Populli ankohet dhe flet per abuzimet e farmacisteve me kientet.

    Përgjigju
    • Burri farmacistes: 19/03/2020 11:19

      Po pse flet ne tym per farmacite o

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?