Ish-presidenti, Bujar Nishani

Politikë

Nishani thirrje shqiptarëve për ‘revoltë’: Rama dhe Basha po ju trajtojnë si njerëz të klasit të II-të! Mos i lejoni, kurrë me çdo çmim që të nevojitet

21 Shtator 2021, 11:15| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 11:19

  • Share

TIRANË- Ish-presidenti Bujar Nishani, tashmë i rreshtuar në krahët e njerëzve që janë kundërshtarë jo vetëm të kryeministrit Edi Rama, por dhe kryedemokratit Lulzim Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të ngrihen për të drejtat e tyre, pasi kjo dyshe sipas tij, në bashkëpunim me njëri tjetrin, por  tallen me ta. Nishani, ka listuar një sërë arsyesh pse sipas tij, shqiptarët duhet të bëhen bashkë kundër dyshes Rama-Basha, mes të cilave thotë se është ekonomia mizerabël siç ai e konsideron apo edhe mungesa e demokracisë në vend.

“Edi Rama dhe Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të !Sipas platformes së tyre; Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël, Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale; Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike; Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti; Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane; Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve; Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të! Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet”, shkruan Nishani.

Ish- presidenti ka dalë hapur kundër Lulzim Bashës, që nga periudha e zgjedhjeve brenda PD-së, por qëndrimi i tij kundër kryedemokratit u përforcua me përjashtimin e Sali Berishës. Ai mbështet Berishën në turin që ka nisur, edhe pse nuk e ka përjashtuar si mundësi që të jetë një lëvizje për interesa personale të ish-kryeministrit, por që sipas tij, i shërben PD-së.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 21/09/2021 10:27

    Nese ju klasa politike do kishit bere sikur nje gje te mire per popullin keto 30 vite do na kishit mbrapa.. Mundesine ta dhane shqipetaret nga pompist ne president dhe sbere gje tjeter vec more pronat e gruas dhe i bere fresk atij qe te gradoi.. Do i villni te gjitha ato qe grabitet se eshte djersa e brezave.. Rrofte usa

    Përgjigju
    • Eduart: 21/09/2021 11:03

      O i ndyre o i paftyre po' kerkon te shpetosh pasurite e dhena ne periudhen e mikut saleh ,Jo nuk ke shans ,trio Berisha ti kapter e basha do merni verdiktin nga populli.

  • Kistra: 21/09/2021 09:30

    Bujo, leri shqiptaret, merru me hallin tend o njeri! Ti nuk je i zoti per azgje, jo me te motivosh njerezit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?