Nishani: Skandal me “pronat”.
Në Venecia ligji i rremë

10 Dhjetor 2017, 14:43| Përditesimi:

  • Share
Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke reaguar në Ditën botërore të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, ka deklaruar se Shqipëria ka bërë shumë hapa pas, “për fat të keq!”.

Sipas Nishanit, një prej këtyre të drejtave tashmë të dhunuara është ajo e pronës, e cila sipas tij është zëvendësuar me një mekanizëm shtetëror që shkel të gjitha parimet juridike. Përmes një postimi në Facebook, ish-kreu i shtetit ka denoncuar një “skandal” që është bërë me ligjin e pronës e që arrin përmasa të mëdha.

“E drejta e pronës në Shqipëri tani gjykohet sipas një ligji, vlerësimi për të cilin nga Komisioni i Venecias është bërë mbi një version të falsifikuar, dërguar nga institucionet e Shtetit Shqiptar”, ka deklaruar Nishani.

Sipas tij, ky skandal “i përmasave të mëdha” nuk do mund të harrohet lehtë. “Por ai bën me turp autoritetet më të larta të drejtësisë shqiptare dhe kompromenton seriozitetin e individëve të përfshirë në opinionin e Venecias”, ka thënë Nishani.

nishani fb
(Postimi i ish-Presidentit Bujar Nishani në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?