Nishani shton tonet kërcënuese ndaj Bashës: Nëse nuk liron më 5 janar zyrën e PD, se di se ç'mund të ndodhë

24 Dhjetor 2021, 12:33| Përditesimi: 24 Dhjetor 2021, 12:37

  • Share

Sali Berisha i dha ultimatum dje kryedemokratit Lulzim Basha që të lirojë zyrën e PD deri më 5 janar në të kundërt mund ta marrë me dhunë, tonet kërcënuese dhe skenarët e dhunës i parashikon edhe Bujar Nishani, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD të krijuar në Kuvendin e 11 dhjetorit të Berishës.

Nishani shprehet në emisionin “Dekalog” se nuk e parashikon se ç'mund të ndodhë nëse më 5 janar Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të PD, duke lenë të nënkuptohet  që situata mund të shkojë deri në përplasje fizike.  

"Ne presim që deri më datën 5 situata të zgjidhet brenda sistemit. Nëse nuk zgjidhet, pra nëse Basha nuk largohet nga zyra më 5 janar, absolutisht është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë. Unë e kam të vështirë të them se çfarë mund të ndodhë.  Jashtë sistemit unë nuk parashikoj se çfarë ndodh. Unë parashikoj se ç’mund të ndodhë brenda sistemit. Ata të cilët po e çojnë çështjen jashtë sistemit, ata po e çojnë situatën drejt paparashikueshmërisë", tha Nishani.

Nishani hodhi poshtë edhe akuzuat që PD bëri ndaj mbështetësit të Berishës, Fation Dautit, personi që shqeu derën e PD. Sipas PD dhe mediave britanike ai është i akuzuar për trafiqe dhe ka rekorde kriminale. Për Nishanin kjo nuk është e vërtetë.

"Ju them që është një turp ajo që kryetari Basha ka thënë në adresë të Fation Dautit. Nuk është fare e vërtetë që ai ka rekorde kriminale. As nuk kërkohet nga policia britanike dhe nuk është marrë me veprimtari trafiqesh droge. Basha ka bërë një gabim të madh në adresë të tij", tha ai.

Një ditë më parë grupi i Berishës i çoi me postë Bashës vendimin e shkarkimit, ndërsa  paralajmëroi marrjen me dhunë të Selisë së PD nëse Basha nuk pranon shkarkimin e bërë nga referendumi i Berishës. Por ky kërcënim duket se nuk e ka trembur Lulzim Bashën, i cili tha se ata janë hajdutë që e kanë vendin në burg.

Komento

Komente

  • emri: 24/12/2021 14:51

    per ata qe e kane pare kete fil: -po pse c'mund te ndodhe? -ceta ka rethuat zyrat sa parazite mban ai vend!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?