Momentit ku protestuesit në Rumani hedhin në koshin e mbeturinave një politikan

Nishani mesazh Bashës? Publikon videon e politikanit në Rumani që e hedhin në koshin e plehrave: Së shpejti këto skena do t'i shohim dhe qyteteve të Shqipërisë

14 Janar 2022, 12:04| Përditesimi: 14 Janar 2022, 12:07

  • Share

Ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili ka dalë hapur në mbështetje të Sali Berishës, ka rikujtuar sot në Facebook videon e momentit ku protestuesit në Rumani, disa vite më parë, hedhin në koshin e mbeturinave një politikan që e akuzonin si të korruptuar.

Krahas videos, Nishani shkruan se këto skena do t'i shohim edhe qyteteve të Shqipërisë dhe se shqiptarë do të hedhin në kosh 'simbolet e tradhtisë'.

"Besoj se së shpejti këto skena do ti shohim dhe qyteteve të Shqipërisë. Shqiptarët do ti hedhin në koshin e plehrave simbolet e hajnisë dhe tradhtisë", shkruan ai.

Nishani, mbështetës i Berishës, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Bashës, megjithatë nuk është e qartë nëse ky mesazh në Facebook ishte një paralajmërim për kryedemokratin.

Nishani u deklarua kundër Bashës që para zgjedhjeve të 25 prillit, ndërsa më pas u bë edhe pjesë e “Grupit për PD-në”, duke kërkuar largimin e kryedemokratit nga drejtimi i PD.

Komento

Komente

  • Ledi: 14/01/2022 15:23

    Nishan gjuha jote ka kohe qe thyn eshtra.Ne plehra ka kohe qe shqiptaret te ken hedh ty si ish noter dhe jo Lulin qe vet e zgjodhet kryetar

    Përgjigju
  • Liku: 14/01/2022 15:13

    Ke harruar ti tregosh causheskun qe e terhoqen zvarre qe vodhi popullin rumun

    Përgjigju
    • Djsnsj: 14/01/2022 17:39

      Sakte

  • Shiptari: 14/01/2022 14:48

    I more pronat e gruas more rraketik.. Je i kapur more kelysh e tani po i bon sherbimet e fundit kufomes politike.. leqe kush te pjerdh ty se nje cop ushtarak qe te moren nga hici ( benzina me kg as me pompe jo)

    Përgjigju
  • XXX: 14/01/2022 12:20

    Ti je i pari qe do hedhur ne plera Bujar Nishani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?