Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Bujar Nishani

Politikë

Nishani: Basha është marrë peng nga qeveria, PD drejt humnerës

13 Shtator 2021, 22:53| Përditesimi: 13 Shtator 2021, 22:54

  • Share

Ish-presidenti, Bujar Nishani u shpreh nuk mendon se Sali Berisha është dënuar nga Amerika, pavarësisht se SHBA e shpalli “non grata”.

Sipas tij, Berisha është dënuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

I ftuar në emisionin “Open” ai shtoi se me këtë vendim kryedemokrati, e ka dëmtuar dhe ka dalë kundër interesit të partisë.

 “Basha nëse do dëgjonte Amerikën, duhet ta kishte dëgjuar për çështje më madhore, jo për Berishën. Me këtë vendim, Basha e dëmton PD, e bën të paqenë. Në këtë mënyrë ai ka dalë kundër interesit të partisë dhe të vendit.”, tha Nishani.

Nishani tha se Lulzim Basha është marrë nga qeveria dhe se Partia Demokratike po shkon drejt humnerës.

“Basha është i marrë peng nga qeveria. Këtu është problemi i asgjësimit të partisë. Nëse PD, para vendimit për Berishën, në sondazhet më serioze kishte më pak se në 25 prill, tani shkon drejt humnerës. Më shqetëson fakti i dënimit politik, i injorimit të strukturave të PD. Më shumë nga të gjitha më shqetëson fakti që sot për sot po asgjëson një alternativë qeverisëse. Këtë ka bërë Basha me koshiencë të plotë. Ky është qëllimi i Bashës”, tha Nishani.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/09/2021 01:50

    Z.Nishani,strukturat e PD,perpak propozuan Gjin Gjonin e famshem per deputet,e si te mos shpetonin Berishen?!Kjo eshte logjika e strukturave,nese ju pelqen,nuk eshte per t'u cuditur qe PD mund te shkoje drejt humneres.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?