Niset anija kozmike me 4 austronautë drejt stacionit hapësinor

26 Gusht 2023, 15:36| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 15:38

  • Share

Katër astronautë, që përfaqësojnë katër kombe dhe agjenci hapësinore në të gjithë globin, nisën në këtë mënyrë një mision të veçantë që pritet të zgjasë më shumë se gjashtë muaj.

Anija kozmike u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s në Florida në orën 3:27 të mëngjesit të së shtunës.

Ekuipazhi pritet të ankorohet në stacionin hapësinor rreth orës 8:39 të mëngjesit të së dielës.

Astronautëve do u duhen rreth pesë ditë për të “marre detyrën” e misioneve nga astronautët e SpaceX Crew-6 , të cilët kanë qenë në stacionin hapësinor që nga marsi.

Ky mision shënon fluturimin e tetë të operuar nga NASA dhe SpaceX si pjesë e programit të ekuipazhit komercial të agjencisë

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?