Kryeministri britanik Boris Johnson ka falënderuar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Twitter stafin dhe punonjësit shëndetësorë, shkencëtarët dhe njerëzit që dolën vullnetarë për të testuar vaksinën kundër sëmundjes.
“Ne duhet të zbatojmë masat e higjienike për të mbrojtur njeri tjetrin. Ne do të mposhtim virusin së bashku” ka thënë ai.
Anglia sot ka nisur vaksinimin anti-COVID, duke u bërë i pari vend në botë që ka filluar vaksinimimin e popullatës. Personi i parë i cili është vaksinuar me nisjen e programit masiv të vaksinimit është një grua 90 vjeçare Margaret Keenan.
Lajmi kryesor:
Vaksina kundër COVID-19: Një 90 vjeçare bëhet personi i parë që merr vaksinën Pfizer në Mbretërinë e Bashkuar
B.K.//ReportTv.al