Gjobë deri në 100 mijë lekë, nis ndëshkimin e personave që hedhin sende nga makina! VIDEO momenti kur shoferi hedh kanoçen në autostradë

11 Korrik 2022, 11:59| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 13:32

  • Share

TIRANË- Regjistrimi i aksidente të shumta rrugore nuk i ka ndërgjegjësuar shoferët që të lëvizin me makinë duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. Një prej tyre është edhe një qytetar me incialet B.K., i cili ecën me makinë 'sikur është Zot' i rrugës e duke mos respektuar jo vetëm rregullat e qarkullimit rrugor, por as normat etike.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta sjell video ku shihet se si ai po lëviz në korsinë e shpejtësisë me 50 km/h,por jo vetëm. Ai është parë duke hedhur edhe kanoçe nga dritarja e makinës, për këtë është gjobitur. Duhet thënë në fakt, se gjobitja e shoferëve që hedhin sende nga makina e tyre ka qenë e shkruar në Kodin Rrugor, por deri më tani nuk ishte raportuar asnjë rast nga zbatimi i saj në terren. Në total për këto shkelje, B.K, ësht gjobitur me 110 mijë lekë, i është pezulluar patenta për 6 muaj si edhe i janë hequr 8 pikë.

Momenti kur shoferi hedh mbeturinën nga makina dhe zë korsinë e shpejtësisë duke ecur me 50 km/h

Një tjetër rast flagrant i shkeljes së rregullave është edhe mos vendosja e rripit të sigurimit apo vendosja në sexholino i fëmijëve nën 12 vjeç. Siç shihet në videon e sjellë nga Report Tv, fëmija është lënë i lirë në makinë, në sediljen e pasme, madje edhe i është hapur edhe baxhëja, duke e lënë 'të ajroset'. Gjoba për këtë shkelje shkon nga 5.000 -15.000 lekë dhe pezullim të patentës 6-12 muaj.

1657531610_femija.jpg

Fëmija pa sexholino në makinë

Gjoba për shoferin që hedh mbeturinat e ë korsinë e shpejtësisë duke ecur me 50 km/h

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muzaka i Ri: 12/07/2022 19:00

    Le per te deshiruar zbatimi i ligjit te ne. Sa kalon kufirin nuk gjen nje shishe ne rruge,ketu i hedhim ku te mundin, kujdes nga ata me xhama te zese se te thyejne brinjet.

    Përgjigju
  • Bim: 11/07/2022 19:21

    Duhet me i rjep dhe me ja sekuestru makinen per 6-12 muaj

    Përgjigju
  • Mario: 11/07/2022 19:00

    Shume mire. Vetem keshtu mund te behemi qytetar te ndergjegjesuar.

    Përgjigju
  • Luli: 11/07/2022 16:13

    Oj kafshe shqiptare kur do beheni njerez

    Përgjigju
  • Lala: 11/07/2022 15:58

    Shum mir .mbytini ne gjoba ndryshe nuk kulturohen shpellaret dhe pordhacet shqiptar por kembesoret qe futen me te kuqe,OSE qe kalojn aytostraden posht nenkalimit OSE Jo ne vijat e bardha kur do I edukoni me gjoba sic Beni me shoferet?sepse me SA Di un faji esht gjithon I disave PSH sesht vetem faji I shofereve qe ecin shpwjt por dhe I police qe I falin per 10mij lek OSE OSE sesht faji vetem I shoferit kur shtyp kembesorin ne autostrad etj etj.gjobat per te gjith e kush ska lek ta paguaj te shkoj ne burg OSE Pune per komunitetin SA te shlyeje gjoben.

    Përgjigju
  • Paul: 11/07/2022 13:31

    KJO MASE DUHET TE SHTRIHET DHE PWR KEDO QE HEDH LETRA,,KANOCE,,SHISHE NE RRUGE.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?