Nis vaksinimi i pedagogëve në universitetin 'Aleksandër Xhuvani', zv/rektori: Jemi pro për ta bërë vaksinën! Kemi hartuar lista sipas dëshirës

24 Mars 2021, 21:38| Përditesimi: 24 Mars 2021, 21:45

  • Share

Ka nisur vaksinimi i pedagogëve ne universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.

Zv/rektori Peçi Naqellari theksoi se pjesa më e madhe e pedagogëve kanë pranuar të vaksinohen. 

"Unë e bëra vaksinën dhe të gjithë kolegët e tjerë kanë deklaruar se janë duke e bërë vaksinën Astrazeneca. Jemi pro për ta bërë vaksinën. Kemi hartuar lista sipas dëshirës që ka secili kemi shprehur atë po ose jo dhe argumentat kush ka dashur ta shtyjë për një moment të dytë. Shumica kanë pranuar dhe procesi po ecën normalisht", tha Peçi Naqellari.

Ndërsa Drejtori i Kujdesit Parësor, Xhevahir Budani tha se pasi disa nga vendet europiane nisën vaksinimin me AstraZeneca u rrit edhe interesi ndër mësues e pedagogë.

"Ne kemi marrë të gjitha masat që procesi i vaksinimit të vijojë dhe çdo pegagog sipas dëshirës sepse vaksinimi është me dëshirë dhe jo i detyruar të vaksinohet. Procesi ka filluar normalisht siç e shikoni pedagogët presin në rradhë për të plotësuar dokumentacionin dhe për të filluar më pas me vaksinimin", u shpreh Drejtori i Kujdesit Parësor.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?