Nick Kyrgios

Nis sot Wimbledon, finalisti i vjetshëm tërhiqet papritur nga gara

3 Korrik 2023, 11:05| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 11:08

  • Share

Sot në Londër nis turneu më i madh i tenisit botëror, Wimbledon. Të shumtë do jenë sportistët që do garojnë në kategorinë e femrave dhe meshkujve, teksa pak orë para nisjes finalisti i sezonit të kaluar ka njoftuar tërheqjen.

Nick Kyrgios njoftoi në orët e vona së të dielës se i duhej të tërhiqej. Tenisti greko-australian ka vuajtur problemet fizike në këtë periudhë dhe së fundmi bëri të ditur se e ka të pamundur të marrë pjesë në Wimbledon pasi ndjen shqetësime në kyçin e dorës.

"Këtë periudhë kam pasur shumë probleme fizike dhe në Mallorca ndjeva shqetësime në kyçin e dorës. Vendosa t’i bëja një skaner dhe zbulova se kisha një problem në ligament. Bëra gjithçka ishte e mundur për të qenë gati dhe për të luajtur në Wimbledon, por koha nuk ishte në favorin tim. Do të kthehem shpejt dhe si gjithnjë e vlerësoj shumë mbështetjen e fansave të mi", tha greko-australiani në kanalet e komunikimit.

Kyrgios në raundin e parë të Wimbledon do përballej me David Goffin, teksa belgu tashmë do të kalojë automatikisht në raundin e dytë. Kyrgios edicionin e kaluar humbi në finalen e madhe me Djokovic.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?