Nisi sot vaksinimi, mijëra mësues do të marrin AstraZeneca-n! Rama nga Lezha: Italia e riktheu, u verifikua se nuk ka asnjë lidhje me problemet që kanë ndodhur

15 Mars 2021, 10:59| Përditesimi: 15 Mars 2021, 16:37

  • Share

Në Shqipëri mbërritën të premten 38400 doza vaksinë të AstraZeneca-s dhe ashtu siç ishte parashikuar sot ka nisur vaksinimi i të gjithë mësuesve në të gjithë vendin.

Mijëra pedagogë, mësues dhe edukatorë në të gjitha shkollat dhe kopshtet e vendit do të kenë mundësinë që të marrin vaksinën. Disa shkolla janë kthyer në qendra vaksinimi.

Ditën e premte u vaksinuan 250 mësues të 6 shkollave në Tiranë me Astrazenecën. Nga fillimi i vaksinimit janë kryer gati 25 000 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 71,160 doza vaksinash Pfizer dhe AstraZeneca.

Në Shqipëri vaksinat e AstraZeneca-s do të përdoren në çdo grupmoshe, ndërsa OBSH ka dalë në një deklaratë zyrtare që ka sqaruar se kjo vaksinë është e sigurt dhe e efektshme. Nga ana tjetër, edhe vetë kompania është shprehur se kjo vaksinë nuk mpiks gjakun dhe kjo është e bazuar në studime konkrete

Ora 14:25
Vaksinimi i mësuesve, Rama nga Lezha: Italia riktheu vaksinën AstraZeneca, u verifikua se nuk ka asnjë lidhje me problematikat që kanë ndodhur (VIDEO)

38,400 doza të vaksinës AstraZeneca janë shpërndarë në të gjithë vendin, për vaksinimin e mësuesve e pedagogëve dhe vijimin e vaksinimit të të moshuarve mbi 80-vjeç.

Nga Lezha, Kryeministri Rama dha një lajm të mirë për të gjithë. Ai tha se vaksina AstraZeneca nuk ka asnjë problem dhe kjo është verifikuar nga autoritetet italiane të cilët e kanë rikthyer.

"Dje Agjencia Kombëtare e Shëndetit në Itali e ka rifutur AstraZeneca-n pas ka verifikuar se nuk ka asnjë lidhje me ato rastet që ka ndodhur", tha Rama.

"Për pak ditë do të sjellim një mal me doza dhe duhet ta dyndim në të gjithë Shqipërinë", porositi më tej Kryeministri.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Publik: 15/03/2021 16:19

    Gjermania dhe Italia sapo ndaluan vaksinimin me AstraZeneca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?