Nis sot ulja e çmimit të karburanteve, ja lista e plotë sot në Shqipëri

11 Mars 2022, 07:40| Përditesimi: 11 Mars 2022, 09:30

  • Share

Kriza botërore e rritjes së çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditësh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqipëri! Çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetësim tek qytetaret. Fakt është që çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare është rritur gjatë ditëve të fundit. Dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqipëri. Megjithatë stabilizimi i tregjeve ndërkombëtare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë. Sot vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:

Diezel            223  leke

Benzine 95   223 leke

Benz.100 ok  245 leke

Gazi nuk ndryshon.

Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçëm që do të kryeje monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. Pasojat e luftës në Ukraninë kanë ndikuar ndjeshëm dhe në çmimet e produkteve të tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqipëria është e varur nga eksportet ndërkombëtare. Këto pasoja kanë nisur të ndihem qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 11/03/2022 11:58

    Karburantet po abuzojn shum me cmimin po dolen inspektoriotatet per kontrroll direkt i del n shesh abuzimi me cmimin

    Përgjigju
  • Lira: 11/03/2022 08:23

    Po si nuk ju vjen turp njehere. 175 leke bente diesel dhe tani thoni qe duhet te jemi te kenaqur me 223. E jo. Deri sa te shkoje 175 ne shesh do rrijme!!

    Përgjigju
    • Durres: 11/03/2022 13:23

      Bravo ne shesh ke e fundit kemi fushen naft mbajtese me te madhe ne europ 100 do ta cojme

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?