Nis sot shpërndarja e teksteve në shkolla, për herë të parë nxënësit e klasave 2 dhe 3 marrin libra të rinj falas

1 Shtator 2023, 08:11| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 14:03

  • Share

Sot nis shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare, të cilët pajisen me libra falas. Këtë vit të ri shkollor, fëmijët e klasave të dyta dhe të treta do të marrin libra të rinj falas pa qenë nevoja që t’i kthejnë ato në fund të vitit shkollor. Po ashtu falas do të shpërndahen edhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Përfitues nga skema mbështetëse e teksteve falas do të jenë të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare, si dhe nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë.

Kryeministri Edi Rama në një shënim në rrjetet sociale thekson se ky është një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes.

‘Mirëmëngjes dhe me nisjen e shpërndarjes së teksteve FALAS për të gjithë nxënësit e shkollave publike 9-vjeçare - ku përveç klasave të para, edhe ato të dyta e të treta do t'i kenë librat falas me një përdorim - si dhe për nxënësit e 16 kategorive të veçanta në arsimin e mesëm të lartë, një konkretizim tashmë tradicional i mbështetjes së qeverisë shqiptare për të pajisur nxënësit me burime cilësore të dijes, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?