Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta

12 Mars, 10:08| Përditesimi: 12 Mars, 18:35

  • Share

Si ‘Viti i Gjuhës Shqipe’, 2024 do ti përkushtohet ruajtjes së saj si trashëgimi e identitetit kombëtar. Këtë të martë rreth 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta në të gjithë vendin ishin pjesë Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe.

Për dy orë ata iu nënshtruan 8 rubrikave të njohurive për Gjuhën Amtare, për shkrimin e saj mbi një tekst letrar, krijimin e një poezie, recitimin, kuiz, përfshirjen dhe argumentimin në debate të ndryshme apo edhe përshkrimin e një imazhi. Faza e parë e këtij konkursi ishte mes klasave brenda së njëjtës shkollë.

“Konkursi sot është në nivel shkollash midis klasave, klasa fituese më pas konkurron në nivel shkollash, dhe më pas në nivel kombëtarë. “Shpresojmë ta kemi përfaqësimin dinjitoz në rang kombëtarë, pasi Elbasani është një ndër qytetet fituese në këtë konkurs, sepse është djepi i arsimit edhe identifikohet si qyteti i arsimtarëve” tha Arjana Shella, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “Jorgji Dilo”

Kryeministri Edi Rama përshëndeti aktivitetin e nisur në ‘Vitin e Gjuhës Shqipe’ për tuajtur gjuhën amtarë si trashëgimi dhe pasuri kombëtare.

‘Mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta nga e gjithë Shqipëria “takohen” sot me nisjen e Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe!’- shkruan kryeministri Edi Rama.

Konkursit Kombëtar i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet fillimisht në nivele lokale dhe më pas kombëtare. 16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet, dhe finale ku priten edhe të shpallen më të mirët.

Ky konkurs, sipas Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?