Java e Kulturës Britanike

Nis sot java e Kulturës Britanike në Tiranë, Rama: Shqipëria mikpret botën, bëhuni pjesë e aktiviteteve

4 Shtator 2023, 11:34| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 13:06

  • Share

Nis ditën e sotme Java e Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri. Përmes një postimi në facebook kryeministri Edi Rama shkruan se Shqipëria mikpret mes shumë aktivitetesh vendin e një kulture të madhe. Një ftesë për t’iu bashkuar aktiviteteve të organizuara në javën e kulturës që zhvillohet deri më 8 shtator, kryeministri ka pasur për të gjithë qytetarët.

“Shqipëria mikpret botën” Bëhuni pjesë e Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar deri më 10 Shtator, ku Shqipëria mikpret mes shumë aktivitetesh vendin e një kulture të madhe”, shkruan Rama.

Javës së Kulturës së Mbretërisë së Bashkuar i parapriu Java e Kulturës së Azerbajxhanit, ku ndër të tjera ra në sy performanca e Orkestrës Shtetërore të Dhomës së Azerbajxhanit, “Gara Garayev”.

Lajmi në përditësim...

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?