Nis sot 'Frontline Interview' me Marsela Karapanço, çdo të martë ora 18:30

10 Tetor 2023, 12:48| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 13:42

  • Share

Pas Frontline Prime, emisioni i debatit politik dhe të aktualitetit çdo të enjte në ekranin e Report Tv, autorja Marsela Karapanço vjen edhe me formatin e Frontline Interview. 
Intervistat kokë më kokë me personazhin e ditës apo ngjarjen e momentit, do të fillojnë rrugëtimin e ri çdo të martë, duke nisur nga sot në orën 18.30. 

Formati i ri i Frontline Interview do të sjellë në ekranin e Report Tv të vërtetat e pathëna, ekskluzive, por edhe dimensione humane. Autorja Karapanço zbulon për Shqiptarja.com se në puntatën e parë nuk do të mungojnë historitë njerëzore, ku përmend edhe konfliktin e ndezur tashmë prej ditësh në Izrael. 
Për më shumë, sot në 18.30 me 'Frontline Interview"

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?