Foto ilustruese

Sezoni i kultivimit të kanabisit, policia e Vlorës kontrolle në ambientet e mbyllura për të goditur prodhimin e bimëve narkotike

11 Shkurt 2022, 12:17| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 14:33

  • Share

Policia e Vlorës po zhvillon një kontroll masiv në ambientet e mbyllura për luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet janë fokusuar në objekte të braktisura, sera, magazina në të gjithë territorin e qarkut të Vlorës.

Një ditë më parë, një 62-vjeçar u arrestua një ditë më parë në Gjirokastër, pasi u kap me armë zjarri me pajisje që përdoren për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, pasi dyshohet se të ndërtonte një ‘shtëpi bari’. Atij ju gjetën 26 përforcues energjie elektrike, 2 filtra që shërbejnë për pastrimin e ajrit, 7 tuba që shërbejnë për ventilimin e ajrit, llamba dhe projektorë që shërbejnë për transferim nxehtësie, 4 ngrohëse me gaz dhe pajisje të tjera elektrike.


Lajmi kryesor:

Zbulohet një 'shtëpi bari' në zonën e Ndroqit, shoqërohen dy punonjës të OSHEE! Kontrolle të imtësishme në ambiente të mbyllura! Aksioni i policisë me urdhër të Gledis Nanos


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?