Gjyqtarja Enkelejda Hoxha

Vendimi për shkarkimin ose jo të gjyqtares Enkelejda Hoxha më 25 shkurt! KLGJ pranon kërkesën e avokatit, ILD kundër: Kishin kohë mjaftueshëm

16 Shkurt 2021, 11:52| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 16:41

  • Share

TIRANË- Vendimi për shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha do të merret në datën 25 shkurt. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ), në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme vendosi që të pranonte kërkesën e avokatit, Ardian Visha, i cili kërkoi që gjyqtarja Enkelejda Hoxha të ishte prezente në seancë.

Seanca e sotme u shoqërua me debate, pasi kreu i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Meta ishte kundër që seanca të shtyhej. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka siguruara letrën e dërguar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha KLGJ-së.

Kjo sepse sipas këtij të fundit, hetimi ka nisur që më 16 korrik 2020 dhe palët kanë pasur mjaftueshëm kohë që të njihen me dokumentet dhe të mbledhin provat e nevojshme.

“Nuk jam dakord për shtyrjen. Procesi i rregullt ligjor përfshin edhe mbrojtjen nga avokati. Elementët e procesit të rregullt ligjor përmbushen me prezencën e avokatit. Sa i takon kohës që kërkohet për t’u njohur me faktet, dua të kujtoj se hetimi ndaj magjistrates ka nisur më 16 korrik 2020, pra prej asaj date magjistratja është ajo njohur me dokumentet që ILD kishte në dispozicion dhe magjistratja ka patur mundësi e kohë për mbrojtjen. Edhe avokati ka patur kohë sepse është caktuar më 27 janar. Sa i takon marrëveshjes që përmendi avokati, unë nuk kam asnjë propozim zyrtarisht. Kur ta kem do e shqyrtoj edhe pse Inspektori i Lartë i Drejtësisë është i qartë për këtë çështje”, mësohet të ketë thënë Metani.

Pak ditë më parë, pas hetimit disa mujor të SPAK, u vu në pranga gjyqtarja Enkelejda Hoxha, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore për lirimin e një tjetër të dënuari, Saimir Petani. Mes të arrestuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi ekspert shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale bënin lirimin e të dënuarve.  

Letra e KLGJ

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?