Bora Zemani dhe Arbana Osmani

Nis së shpejti ‘Big Brother Vip 2’, merr fund ‘dilema’ e shumëpërfolur! Ja kush do ta prezantojë spektaklin e famshëm

26 Tetor 2022, 18:50| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 18:52

  • Share

Spektakli i Big Brother Vip Albania 2 duket se do të nisë më shpejt sesa e prisnim. Lajmin e bëri të ditur vetë produksioni i ‘Top Channel’ ku ka publikuar spotin me njoftimin e nisjes së programit së shpejti.

Ashtu sikurse edhe në vitin e kaluar, edhe ky edicion duket se do i besohet moderatores së njohur, Arbana Osmani.

“Big Brother Vip Albania, së shpejti me Arbana Osmanin”, thuhet në fund të spotit.

Vitin e kaluar Big Brother Vip Albania nisi në muajin Tetor të vitit të kaluar duke u bërë një nga emisionet më të ndjekur të vitit të kaluar. Së fundmi ka pasur shumë zëra se në prezantimin e këtij ‘reality show’ do të ishte moderatorja e njohur, Bora Zemani, por mesa duket vetë produksioni vendosi të ‘shpëtojë’ njerëzit nga thashethemet e shumta.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edmond: 27/10/2022 11:08

    Lajm i madh Lamtumir fukarallik , aty e kemi mendjen mezor po presim .

    Përgjigju
    • Bob: 28/10/2022 04:22

      Keta kane rreshqitur more,njerezit po vuajne nga semundjet,dhe uria kurse keta e kane mendjen te big brother,

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?