Politikë

Nis revolta/ Ish-kreu i PD paralajmëron protestë te selia blu kundër Lulzim Bashës: 10 betejat e shitura

27 Prill 2021, 23:32| Përditesimi: 27 Prill 2021, 23:37

  • Share

TIRANË- Ish kryetari i PD të Kukësit Ibsen Elezi, ka reaguar menjëherë pas daljes publike të Lulzim Bashës që nuk mbajti përgjegjësi për humbjen.

Elezi thotë se ky është akt papërgjegjshmërie dhe për këtë do të protestojë te selia e PD, duke kërkuar që t’i bashkohen dhe të tjerë demokratë!

"Shkurt e prerë, mua me erdhi turp kur e dëgjova,  po ty ?! Unë nesër në ora 11:00, te PD do dal të protesoj ndaj këtij akti të turpshëm papërgjegjshmërie.", shkruan ai, ndër të tjera. 

Postimi i plotë
Sot shtrohet ceshtja e shpetimit te PD nga shkaterrimi. Nese dikujt i dhimbset Luli me shume se PD te dalin dhe te formojne nje parti tjeter.  Partia demokratike nuk eshte prone e dikujt.

Reagoni dhe mos te lejojme shkaterrimin e planifikuar te saj, jane qindra mijera ata qe kane kontribuar nga 91 qe e duan nje PD te fortedemokratike perballe nje pakice qe duan ta mbajne peng.

Ti kerkosh proces zgjedhor brenda PD nje humbesi te shumfishte per ta nxjerre PD nga kriza, eshte kerkese mininmale dhe e detyrueshme demokratike, nese dikush e refuzon thjeshte duhet detyruar ta pranoje.

10 Betejat e Shitura

Basha VS Rama

2015 braktisja reformes territorial

2015 humbja e zgjedhjeve lokale

2017 marrveshja e 17 majit

2017 listat personale dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare

2018 protesten e Kukesit

2019 dorezimi i mandateve (braktisja e kauzes dhe protestave)

2019 dorezimi 60 bashkive

2020 braktisja e mbrojtjes Teatrit

2020 deshtimi i reformes zgjedhore

2021 humbja e dyte e zgjedhjeve parlamentare

Neser te PD, ora 11”, shkruan Elezi.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Opinisti: 28/04/2021 07:19

    Ky eshte si Basha 3

    Përgjigju
  • ollga: 28/04/2021 00:41

    TANI ATY NE PD DUHET JOZEFINA TOPALLI,,,AJO JA TREGON LULZIME KURVES,,,,E CET PREJ ZHELESH JASHTE NE LANE...

    Përgjigju
  • Volta: 27/04/2021 23:57

    O burra,aty jam edhe unë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?