Nis regjistrimi në çerdhe në Tiranë, afat deri të premten, dokumentet që duhen, prioritet prindërit në punë, risi në kopshte

23 Qershor 2020, 17:27| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 17:37

  • Share

TIRANE-Prej datës 22 qershor ka nisur aplikimi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe do të zgjasë deri në 26 qershor.

"Prindërit duhet të kenë me vete certifikatën e fëmijës, familjare dhe vërtetimin e punës. Në momentin që fëmija vjen, drejtuesja bashkë me dokumentacionin i kërkon prindërit një vërtetim nga mjeku i familjes" tha drejtoresha e çerdheve dhe kopshteve në bashkinë Tiranë, Zhaneta Beqiri.

Ajo tregoi se në 35 çerdhet e kryeqytetit do regjistrohen maksimumi 3500 fëmijë. Por prioritet kanë disa kategori.

"Fëmijët me nevoja të veçanta, e prindërve me nevoja të veçanta, me statusin e jetimit ose që vijnë nga prindër me status jetimi, apo që prindërit e tyre trajtohen si kategori në nevojë apo që i kanë prindërit në marrëdhënie pune. Prioritet kanë fëmijët që i takojnë asaj njësie" tha ajo.

Në regjistrim e fëmijëve në kopshte për këtë vit ka dhe një risi. "Fëmijët që kanë frekuentuar çerdhet kalojnë menjëherë te kopshtet përkatëse sipas njësive, ndërsa për ata që nuk e kanë frekuentuar çerdhen java e parë e shtatorit do të jetë procedura e aplikimit" tha ajo.

Pas përfundimit të aplikimeve ditën e premteve, do të nisë dhe shqyrtimi i dokumentacionit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?