Nis punë mes debatesh të forta
Komisioni i Reformës Zgjedhore 

10 Nëntor 2017, 11:24| Përditesimi:

  • Share
Mbledhja e parë e Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk jep sinjale shpresë-mira për konsensus dhe vijim të qetë e të shpejtë të punimeve. Në mbledhjen konstituuese të drejtuar nga Gramoz Ruci, bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi akuzoi mazhorancës se po qeveris me arrogancë përmes mandateve të blera me paratë e krimit.

Është për të ardhur keq që ne sot jemi këtu për të trajtuar tre raporte të OSBE/OHDIR. Është një parlament i cili e ka legjitimitetin e vet, një mazhorancë që e ka legjitimitetin e vet mbi shitblerjen e votës, mbi krimin zgjedhorë, mbi korrupsionin zgjedhorë, krimin zgjedhorë, këto i thotë OSBE/OHDIR jo unë.”, tha Bylykbashi

Përgjigjen ja dha menjëherë Gramoz Ruci.

S’është detyrë e këtij komisioni të përcaktojë si ishin zgjedhjet. Këto janë përcaktuar nga institucionet e gjykatat e këtij vendi. Këto janë zgjedhjet e para që nuk ka pasur ankesa në gjykatë”, u përgjigj Ruçi.

Por Bykykbashi shfaqi rezervën e parë mbi propozimin që i ka ardhur komisionit nga Ministri për Diasporën Pandeli Majko mbi votën e emigrantëve.

Në sistem votimi elektronik që do të garantojë identifikimin biometrik, votimin elektronik dhe numërimin elektronik përtej duarve të 40 mijë komisionerëve elektronik sepse çdo votim me postë dh ambasada është qesharak dhe i bie të tallemi me shqiptarët po ta propozojmë këtë.”, deklaroi në fjalën e tij Bylykbashi.

Bashkëkryetari socialist ishte më i moderuar, kur tha se në këtë tryezë PS ishte ulur pa asnjë kusht.

Partia socialiste ulet në këtë tryezë pa asnjë paragjykim. Nuk kemi asnjë parakusht të panegociueshëm. Çështjen e aplikimit të teknologjisë në administrimin e zgjedhjeve pa diskutim që duhet ta zgjidhim ta diskutojmë”, u shpreh Çuçi.

Në përfundim Gramoz Ruci la këtë porosi dhe mbylli mbledhjen,

 “Do kërkoja sa më shumë punë në këtë komision e sa më pak politikë”, tha Ruçi

Anëtari i LSI-së, Luan Rama kërkoi fjalën, por Ruci u largua bashkë me anëtarët socialistë. Teksa Luan Rama po fliste, kamerat u fikën, dhe u largua pas socialistëve edhe ambasadori i OSBE-së.  Në sallë, edhe pse në këmbë, qëndroi deri në fund për ta dëgjuar, Bledi Cuci. Pasi tha se kjo reformë duhet të garantojë paprekshmërinë e votës nga krimi, Luan Rama foli jashtë kuvendit për mediat, ku ashpërsoi tonet ndaj ambasadorit Bochart.

E ftoj ambasadorin e OSBR që të mos ngrihet si ushtar i Gramozit , por të qëndrojë atje si përfaqësues i misionit që ka”, tha Rama.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?