Pamje nga projekti i Unazës së Madhe

Nis puna te Loti i 3 i Unazës, Veliaj ironizon demokratët: Gjumë të ëmbël udhëheqësve të bllokimit, që do shtriheshin te fadromat

20 Tetor 2020, 10:59| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 11:07

  • Share

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej mëngjesit të sotëm ka nisur prishjen e 20 objekteve në gjurmën e Unazës së Madhe, Loti i 3 në Astir. Duke u shprehur mirënjohjen skuadrave të punës që në orët e para të mëngjesit, kryebashkiaku Veliaj ka theksuar jo pa ironi se pasi hëngri 3 koka deputetësh bllokues dhe 3 vite nga jeta e qytetit, me ne fund nisi puna për Unazën e Madhe.

“Lirohet me ne fund edhe Loti 3! Pasi hëngri 3 koka deputetësh bllokues dhe 3 vite nga jeta e qytetit, hapet dhe fronti i fundit i Unazës së Madhe. Mirënjohje skuadrave që u mobilizuan që pa gdhirë & gjumë të ëmbël udhëheqësve të bllokimit që do shtriheshin te fadromat”, shkruan Veliaj.

Klevis Balliu ishte një nga figurat e PD që ka bërë rezistencë të fortë me banorët duke bllokuar rrugën për thuajse dy vite pasi nuk lejoi shembjen e banesave dhe ndërtimin e projektit të Unazës së re, por kjo 'rezistencë' duket se nuk i shërbeu pasi demokratët e përjashtuan nga listat e kandidatëve për deputet.

Projekti dhe shembjet

 

 

Komento

Komente

  • vjosa: 22/10/2020 21:55

    Vazhdoni shembjet e shtyepive te shpellareve ,,,zoti i mallkofte ne brez te brezave...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?