Punimet në Unazën e Madhe

Nis puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, Rama: Projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit

30 Gusht 2022, 13:41| Përditesimi: 30 Gusht 2022, 13:47

  • Share

Në kuadër të projektit të Unazës së Madhe ka nisur puna për segmentin e ri rrugor nga Sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri. Informacionin e bëri publik kryeministri Rama në Facebook, ndërsa theksoi se projekti i Unazës së Madhe po ecën sipas planit.

“Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit, po ecën sipas planit. Aktualisht ka nisur puna në një tjetër segment të ri, atë nga Sheshi Shqiponja tek Bulevardi i Ri, një arterie me impakt të rëndësishëm ekonomik e social për banorët e për Tiranën, përveçse për lehtësimin e trafikut”, u shpreh Rama.

Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës nisi ndërtimin që në vitin 2013, dhe është rreth 27 kilometra rrugë në total.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?