Vendi ku po zhvillohen punimet tek mbikalimi i TEG-ut

Nis puna për ndërtimin e mbikalimit të TEG-ut, ARRSH njofton qytetarët për lëvizjen

23 Shkurt 2021, 16:48| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 16:52

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar qytetarët se kanë nisur punimet për projektin e ndërtimit të rrugës “Mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”.

Për këtë arsye, do të reduktohen korsitë ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut.

ARRSH njofton se do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg.

'Është vënë në zbatim Plani i Menaxhimit të Trafikut për Projektin “Ndërtim Rruga mbikalimi Teg dhe rrugët lidhëse të tij”, është bërë vendosja e sinjalistikës së nevojshme të përkohshme për të orientuar përdoruesit e rrugës në përdorimin e dy korsive.

Do të punohet vetëm në pjesën Veriore Tiranë-Rrethrrotullimi Teg, 24/7. Faza e parë e menaxhimit të trafikut parashikon reduktim të korsive ekzistuese nga 3 në 2, në një gjatësi prej 150m pa hyrë në rrethrrotullimin e TEG-ut.'- njofton ARRSH.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?