Nis puna për digjitalizimin e 400 objekteve të sekuestruara, ndodhen në muze

23 Janar, 13:01| Përditesimi: 23 Janar, 13:03

  • Share

Ka nisur puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të sekuestruara, por të vlerësuara si pasuri kulturore.

Këto objekte sikurse bën të ditur kryeministri Rama, do t’i nënshtrohen restaurimit dhe momentalisht gjenden në muze dhe site arkeologjike.

“Nis puna për digjitalizimin e mbi 400 objekteve të sekuestruara të vlerësuara si pasuri kulturore në laboratorin që shërben për digjitalizimin e objekteve që do t'i nënshtrohen restaurimit, e që sot gjenden në muze dhe site arkeologjike”, shkruan Rama.

Sikurse duket në pamjet e publikuara nga kryeministri Edi Rama bëhet fjalë për ikona dhe objekte të tjera me mjaft vlerë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?