Nis projekti, në 2024 gati parkimi i parë publik në Durrës! Do të ketë 396 vende dhe 7 nivele

20 Korrik 2023, 15:50| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 16:06

  • Share

Në Durrës po ndërtohet i pari parkim publik që pritet t’i japë zgjidhje trafikut sidomos gjatë periudhës së plazhit. Me gjysmë miliard lekë, parkimi me disa kate do të jetë gati në prillin e vitit të ardhshëm. Ndërsa çmimi i biletave pritet te përcaktohet nga Këshilli Bashkiak.

Në qytetin e Durrësit kanë nisur punimet për ndërtimin e të parit parkim publik.

Godina për parkimin është duke u ndërtuar midis stacionit të trenit dhe portit të qytetit, si një investim i domosdoshëm, për shkak të pozicionit strategjik.

“Do të ketë  396 vende parkimi dhe 7 nivele, duke përmirësuar trafikun, pasi kushdo që viziton Durrësin, mund të parkojë në këtë pikë e cila ndodhet jo më larg se 1 km nga qendra e qytetit”, u shpreh Emiriana Sako, Kryetarja e Bashkisë Durrës.

“Godina e parkimit publik në Durrës financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me një vlere prej 572 milionë lekësh dhe pritet të jetë gati në prill të vitit 2024. Çmimi i biletave pritet të përcaktohet në muajt në vijim nga këshilli bashkiak”, u shpreh Sako. 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?