Nis procesi i  rivlerësimit të provimeve të Maturës! Nxënësit ankimojnë testin, pretendojnë nota të larta! Tek 'Sami Frashëri' kërkohet rikorrigjimi i matematikës

3 Korrik 2023, 16:51| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 17:01

  • Share

Sot maturantët që pretendojnë nota më të larta në 4 provimet e Maturës Shtetërore bënë kërkesat për rivlerësim të testit. Do të jetë një komision i posaçëm mësuesish që do të vendosin nëse teza duhet të rikorrigjohet apo jo. Tek gjimnazi ‘Sami Frashëri’ dominojnë kërkesat për rivlerësim të testit të matematikës. 

Kjo e hënë është shfrytëzuar nga maturantët për të kërkuar rivlerësim të tezave të maturës. Jo vetëm eskelentët që kërkojnë nota më të larta, por dhe nxënësit me më pak arritje mësimore kanë pasur mundësi të kontestojnë vlerësimin pranë shkollave përkatëse.

Por jo të gjithë tezat e ankimuara do të përfundojnë në rivlerësim nga QSHA.  Drejtoresha e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ Majlinda Ziu tregon se komisionet lëndore të ngritura me mësues përkatës do të japin vendimin përfundimtar për to.

 “Lënda ku ka pasur më shumë kërkesa për rivlerësim teze në Gjimnazin ‘Sami Frashëri’  është matematika dhe më pak lëndët e tjera” tha Majlina Ziu , Drejtoreshë e Gjimnazit “Sami Frashëri”.

“Në zbatim të rregullores së re të Maturës Shtetërore maturantët për herë të parë mund të kërkojnë rivlerësim. Procesi i rikorrigjimit nga QSHA pritet të mbyllet brenda datës 7 Korrik në mënyrë që maturantët të mos pengohen në proceset tjera të regjistrimeve në universitet”, tha Ziu.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?