Nis procesi i dezinsektimit në zonat turistike, hapen 28 qendra shëndetësore verore në bregdet dhe male (VIDEO)

8 Qershor 2020, 14:41| Përditesimi: 8 Qershor 2020, 14:55

  • Share

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Golemit, pjesë e programit të 300 qendrave shëndetësore, ku 133 mjekë dhe infermierë do të shërbejnë në qendrat shëndetësore, të cilët do të kenë një protokoll të posaçëm për identifikimin e rasteve me COVID19. Gjithashtu në kuadër të sezonit turistik do të hapen 28 qendra shëndetësore verore me shërbim 24/7 për të garantuar një sezon turistik të sigurt. Ato do hapen më datë 15 qershor në zonat turistike bregdetare dhe ato malore, për një sezon turistik të sigurt. Zonat ku do të hapen qendrat shëndetësore verore janë: Razëm, Valbonë, Tamarë, Theth, Plazhi Currila, Gjiri i Lalzit, Darëzes, Zvërnec, Qeparo, Pogradec, Rrjoll, Tale, Velipojë, Shëngjin, Durrës, Shkëmbi Kavajës, Golem, Mali i Robit, Divjakë, Plazhi i Vjetër Vlorë, Radhimë, Dhërmi, Drimadhes, Himarë, Orikum, Ksamil 1, Ksamil 2, Borsh, ku shërbimi shëndetësor do të funksionojë 24/7 në periudhën 15 Qershor— 31 Gusht 2020.

“Hapim si çdo vit 28 qendra shëndetësore përgjatë vijës bregdetare por edhe në zonat turistike malore. Do të jenë 133 mjekë dhe infermierë që do të shërbejnë në këto qendra verore si dhe kemi marrë masa për pajisjen e tyre me barna dhe materiale mjekësore. Do të ketë gjithashtu një koordinim nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore me postacionet e autoambulancave, për një sezon turistik të sigurt. Këto qendra shëndetësore verore, me stafin e tyre, do të kenë një protokoll për identifikimin e rasteve të dyshuara për COVID19 dhe nëpërmjet urgjencës kombëtare do të organizohet puna edhe në këto qendra, për kufizimin e përhapjes së infeksionit”, tha Manastirliu.

Gjithashtu ka nisur dhe programi i dezinsektimit, sipas zonave të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik, për të garantuar një sezon turistik të sigurt.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?