Nis prishja e disa objekteve të dëmtuara nga tërmeti në 6 bashki, rrafshohen shkolla, pallate dhe kopshte

23 Prill 2020, 14:03| Përditesimi: 23 Prill 2020, 17:01

  • Share

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi se ka nisur operacione për prishjen e një numri të konsiderueshëm objektesh në disa bashki të vendit. Këto kanë të bëjnë me qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, por edhe palate banimi, të cilat ekspertizat e thelluara i deklaruan të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe të rrezikshme.

Operacionet e IKMT do të shtrihen në bashkitë Vorë, Kamëz, Shijak, Kavajë , Durrës dhe Krujë. Këto i shtohen punës së kryer në Thumanë, ku brenda pak ditësh IKMT prishi 9 objekte.

IKMT do të prishë në Kavajë 5 pallate, 100 banesa dhe 3 shkolla.  Aksioni i prishjes ka nisur në fshatin Shtodhër ku u dëmtua shkolla e këtij fshati. Në Vorë 19 pallate dhe 4 shkolla, në Kamëz një shkollë të mesme, në Shijak tri shkolla, në Krujë pesë shkolla, një kopsht, një qendër shëndetësore, në Kurbin 8 shkolla, 25 pallate dhe në Durrës 1 shkolle dhe 2 qendra shëndetësore

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?