Nis plotësimi i vendeve bosh të 
Këshillit Mbikqyrës të BSH-së

27 Tetor 2014, 11:38| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Kuvendi hapi sot procedurat për plotësimin e dy vendeve vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë pas largimit të Adrian Civicit dhe vendit bosh të Zëvendës Guvernatorit.
 
Por kryetari i komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe ka paralajmeruar dhe rishikimi të pozicionieve në këtë këshill të Dhori Kules dhë Petraq Milos, kur gjatë mbledhjes se sotme tha se dy anetarë aktual të Këshillit Mbikqyrës të BSH-së janë në shkelje të rëndë të ligjit.
 
Petraq Milo , është zgjedhur dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së ndërsa  Dhori Kule aktualisht është anëtari i Këshillit Bashkiak nën siglën e PD.
 
Ajo që nuk dihet ende është nëse për këto do të ketë aplikime të reja apo emrat do të përzgjidhen nga lista e kandidatëve që kanë aplikuar pas thirrjes së kryeministrit. Ndërkohë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë ka dale dhe projekt-vendimi që sqaron procedurat që do të ndjekë
 
Kuvendi në lidhje me përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikqyrës të Bankës se Shqipërisë.
 
Të enjten Kuvendi bën shpalljen e vendeve vakante në seancë dhe më pas përcaktohet dhe dokumentacioni që duhet të ketë i interesuari,  që duhet të dorëzohet për një hapsirë prej 10 ditesh nga publikimi i njoftimit të Kuvendit.
 
Me pas lista me të vet-ofruarit u bëhet e njohur anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë duke bërë në bazë të nenit 111 të rregullores së Kuvendit nisin seancat dëgjimore për prezantimin e çdo kandidati në këtë proces.
 
Pas degjesës të paktën 28 deputete, përzgjedhin kanidatët të cilët i propozohen Kuvendit sipas profesionit dhe performancës së treguar. Kandidatet duhet të marrin mbështetjen e të paktën 28 deputeteve për tu depozituar si emra në protokollin e Kuvendit dhe për tu futur në votim ne séance plenare.  


projektvendimi

Neni 111
36
Zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj dhe dhënia e pëlqimit
1. Kandidaturat për në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj, të cilat zgjidhen nga Kuvendi, me përjashtim të rasteve kur nuk është parashikuar ndryshe në Kushtetutë ose në ligj, duhet të paraqiten me shkrim nga jo më pak se 28 deputetë dhe të përmbajnë një curriculum vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidimin.
2. Kandida turat duhet të propozohen 45 deri në 30 ditë përpara mbarimit të mandatit të anëtarit të organit dhe jo më vonë se 10 ditë pas shkarkimit të anëtarit të organit
kushtetues apo të krijuar me ligj.
3. Me paraqitjen e kandidaturave, Kryetari i Kuvendit ia kalon ato menjëherë komisionit përkatës, i cili vendos nëse kandidaturat i plotësojnë kushtet ligjore brenda tre javëve nga marrja e kërkesës.
4. Kuvendi kryen votimin për kandidatët jo më vonë se 30 ditë nga mbarimi i mandatit ose nga data e shkarkimit.
5. Në rastet kur zgjedhja në organet kushtetuese ose të krijuara me ligj bëhet nga Kuvendi, me propozim të institucioneve të tjera, procedohet sipas pikës 3 të këtij neni. Kuvendi shqyrton kërkesën në seancë plenare brenda një jave nga paraqitja e raportit të komisionit përkatës.
6. Në rastet kur në Kushtetutë parashikohet dhënia e pëlqimit nga Kuvendi, Kryetari i Kuvendit ia kalon kërkesën Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe
të Drejtat e Njeriut, i cili e shqyrton atë dhe harton raportin përkatës brenda 8 javëve. Kuvendi shqyrton kërkesën për dhënien e pëlqimit në seancë plenare brenda një jave nga
data e paraqitjes së raportit të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut dhe, nëse kërkohet nga të paktën një kryetar grupi parlamentar,
zhvillohet debat për të.
7. Në të gjitha rastet, komisioni përkatës, brenda afateve të përcaktuara në këtë nen, shqyrton përmbushjen e kritereve kushtetuese e ligjore dhe meritën e çdo kandidature.
Komisioni organizon se anca dëgjimore publike me secilin kandidat. Në rastin kur ka mangësi në dokumentacion për kandidaturën, komisioni i kërkon Kryetarit të Kuvendit të
njoftojë institucionin propozues për plotësimin e tyre.
8. Kur asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën e kërkuar të votave, procedura fillon mekandidatura të tjera nga e para, sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen, me përjashtim tërasteve kur është parashikuar ndryshe.
 

 Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?