Nis pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Shna Ndout në Laç! Besimtarët shkojnë me tren: Çmim i arsyeshëm, udhëtimi i mirë! Lutemi për familjet tona

15 Mars 2022, 12:59| Përditesimi: 15 Mars 2022, 14:53

  • Share

LEZHË- Kjo e martë, ka shënuar nisjen e pelegrinazhit 13 javor në Kishën e Shën Ndout në Laç. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar vendit të shenjtë, me shpresën e këtij vendi të bekuar për të gjetur ngrohtësi shpirtërore.

Besimtarët e ndryshëm vizitojnë Kishën e Shën Ndout nga i gjithë vendi, duke u lutur për shëndet, mirëqenie, harmoni dhe begati.

"E bëmë rrugën në këmbë se e kam bërë jetë, falenderoj Zotin se deti tani jam për së mbari, 72-vjeç nuk asnjë problem, kam besim, gjithë bota kaloi COVID-in unë asnjë herë. Vij shumë shpesh", tha një qytetar.

"Lutem për 2 fëmijët që i kam jashtë në burg, kam besim të plotë shpresoj që të gjej derman", tha një tjetër.

Për të lehtësuar udhëtimin e pelegrinëve nga veriu i vendit është vënë në punë pas shumë vitesh treni i linjës Shkodër-Laç. Të shumtë ishin qytetarët të cilët udhëtuan me tren, ndërsa shprehen se është ndihmë për ta dhe çmime te favorshme.

"Çmimi ishte i arsyeshëm, 150 lekë shkuar dhe ardhje", tha qytetari.

"Erdhëm me tren, udhëtimi ishte shumë mirë, lutem për familjen tonë", tha një tjetër.

Pelegrinët çdo të martë në 13 të tilla i drejtohen Kishës deri më 13 qershor, ditën ku dhe kulmon përfundimi i këtij pelegrinazhi të përvitshëm.

Ora 14:37
Besimtarja në Kishën e Laçit shpërthen në lot: Zoti bëftë paqe për Ukrainën që është në luftë

 

Dhjetëra besimtarë kanë shkuar sot në Kishën e Laçit, e ndërsa kanë bërë edhe lutje për paqe në botë, teksa një prej besimtarëve ka shpërthyer në lot.

"Zoti është i madh, Zoti i ndihmoftë të gjithë, mbarë botën dhe u bëftë paqe për Ukrainën që është luftë, i ndihmoftë Zoti", tha besimtarë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?