Nis në Brazil java e karnavaleve (VIDEO)

4 Mars 2019, 11:10| Përditesimi: 4 Mars 2019, 11:12

  • Share

Brazili ka kohë që përgatitet për festën më të madhe që zhvillohet në botë, karnavalet. Që prej datës 1 mars në Rio de Janeiro kanë nisur paradat e grupeve pjesëmarrëse, sidomos ato të shkollave të shquara të sambës, festime që do të kulmojnë në datën 9 mars me paraden e madhe që do të zhvillohet në Sambodrom, ku më shumë se 75,000 spektatorë do të ndjekin me entuziazëm paradën e veshjeve shumëngjyrshe dhe muzikës karakteristike. B

razili, duke qënë një komb me shumicë katolike, i organizon karnavalet një javë para Kreshmës, periudha e agjërimit, pendimit dhe maturisë, larg nga kënaqësitë e kësaj bote. Festimet e Rio-s tërheqin mbi një milionë vizitorë çdo vit, të cilët bëhen pjesë në parada, vallet ekstravagante dhe festimet e pafundme në hotele, klube nate, bare dhe restorantet e qytetit. Këtë vit karnavalet braziliane kanë pësuar ndryshime të thella.

Ato do të karakterizohen jo vetëm nga festimet e lashta pagane por do të përqëndrohen edhe në aspekttin fetar, sidomos në ringjalljen e Jezu Krishtit.
 

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?