Politikë

Nis Kuvendi, Balla: PD të ndreqë gabimet, të ruajë balancën në komisione! Alibeaj: Mos na bini në qafë   

16 Shtator 2021, 10:13| Përditesimi: 16 Shtator 2021, 12:15

  • Share

Në nisje të seancës maratonë të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka thënë se sa i përket komisioneve parlamentare PD duhet të rishikojë deputetët që i ka listuar nga dy herë në komisione  në mënyrë që të ruhet një balancë.

“PS është i vetmi grup që është në këtë shumicë dhe të gjithë deputetët e tjerë janë në opozitë. Për të ruajtur këtë balancë do i kërkoja që deri në seancën pasardhëse të ndreqë ndonjë gabim ku ndonjë deputet është vendosur në më shumë se dy komisione. 4 deputetë e LSI apo PSD dhe ata të depozitojnë brenda kohës së përcaktuar nga kryetarja propozimet për tu bërë pjesë në disa komisione”, tha Balla.

Ndërsa ka ardhur një reagim nga deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj i cili u shpreh se janë respektuar rregulloret dhe të mos i bie më qafë opozitës.

 “Nuk bëtë gjë tjetër veçse respektuat rregulloren. Një nga kërkesat që kishim dje ishte që programi, i cili është i panjohur për deputetët, por edhe për qytetarët do duhet të kishte dy tre ditë kohë sa publiku dhe deputetët të njiheshin. Kërkesa jonë për komisionet është paraqitur te ju. Bazuar në rregullore është bërë shpërndarja e deputetëve, nëse keni dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës dhe për t’i hequr numrat opozitës, është çështje që s’ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë të shpërndarë në komisione dhe është çështje tjetër nëse ju nuk gjeni gjuhën me njeri tjetrin. Ne kemi paraqitur kërkesën, është e listuar nga ana juaj, zgjidhni hallet me njeri-tjetrin po jo duke i rënë në qafë opozitës", tha Alibeaj.


Lajmi kryesor:

Programi dhe kabineti/ Përplasje dhe debate në seancën maratonë të Kuvendit, PD bllokoi foltoren, kerkoi prezencën e Ramës! Basha: Rama ekzekutori i zgjedhjeve, demokracia ka vdekur! Kryeministri: Copy-paste nga fushata, merru me kumriet (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?