Nis këtë vit faza e parë e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës! Në tetor hapet tenderi për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos

8 Janar, 14:06| Përditesimi: 8 Janar, 14:42

  • Share

 

Brenda këtij viti do të nisë faza e parë e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, dhe do të nisë puna fillimisht për pjesën Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe më pas kthesa e Rinasit-Durrës.

Drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar Evis Berberi shpjegoi se fluksi i automjeteve që po kalojnë në këtë autostradë është 3-fish më i lartë sesa është kapaciteti i saj. Sipas Berberit kjo autostradë është ndërtuar për të përballuar 30 mijë automjete ndërsa ka arritur në 90 mijë në 2023.

“Brenda vitit 2024 parashikojmë të hapim fazën e parë dhe ndoshta të dytë të zgjerimit që shkon nga Tirana në Vorë.  E para është Tiranë-Kthesa e Rinasit dhe e dyta nga kthesa Rinas-Vorë” thekson kreu i ARRSH.

Ndërkohë gjatë këtij muaj pritet të hapet tenderi për ndërtimin e rrugës Milot-Balldre, ndërsa në tetor do të hapet gara për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, po ashtu këtë vit do të hvillohet gara edhe për Baypass-in e Tiranës.

Objektivat e Infrastrukturës presin mbyllje të punimeve për fazën e parë të Elbasan Qafë-Thanë, Orikum-Dukat, aksit Palasë- Dhërmi, të rrugës Korçë-Ersekë, Maliq-Lozhan dhe Qafa e Buallit-Martanesh.

Sa i takon hekurudhave, po vijon puna për hekurudhën Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe është miratuar financimi për Durrës-Rrogozhinë. Kurse për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, po bëhet gatu dokumentacioni, për të nisur me fazat e tjera të projektit.


Lajmi kryesor:

Ndryshon vendndodhja, aeroporti i ri nuk do ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër! Kalimi në tunelin e Llogarasë dhe në Korridorin Blu do të jetë me pagesë


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?