Nis Java Greke e Kulturës, firmoset memorandumi për bashkëpunim në fushën e arkeologjisë, ministrja greke: Do punojnë grupe shkencore nga të dyja vendet

23 Maj 2022, 21:50| Përditesimi: 23 Maj 2022, 22:01

  • Share

Në kuadër të Javëve greke, u nënshkrua sot Memorandumi i Mirëkuptimit mes Ministres së Kulturës Elva Margariti dhe homologes greke, Lina Mendoni.

“E vlerësoj në veçanti faktin që gjatë kësaj jave kemi shumë aktivitete për fëmijë e të rinj, sepse është misioni ynë që kulturën dhe identitetin ta përçojmë te më të rinjtë. Java e Kulturës Greke hapet në Sheshin Skënderbej me pianistin 9-vjeçar Stilianos Kerasidis që do të interpretojë një himn kundër luftës në Ukrainë dhe është e bukur që ky mesazh paqeje të vijë pikërisht nga Shqipëria jonë”, tha Margariti.

Kjo marrëveshje e firmosur në Ministrinë e Kulturës lidh palët në bashkëpunim në fushën e gërmimit, konservimit dhe restaurimit të siteve dhe monumenteve arkeologjike në Shqipëri.

“Kjo nismë na jep mundësinë që grupe shkencore nga të dyja vendet të punojnë së bashku për të evidentuar trashëgiminë kulturore të dy vendeve”, thotë ndër të tjera ministrja e Kulturës dhe e Sportit”, tha Lina Mendoni

Java Kulturore Greke nis sot në orën 20.00, me performancën e pianistit të talentuar 9-vjeçar Stelios Kerasidis, i cili së fundmi i ka dedikuar edhe një himn Luftës në Ukrainë, e do të vijojë deri në 29 maj me koncerte, shfaqje filmash, aktivitete për fëmijë e në kulinari në Tiranë edhe rrethe.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eva R.: 27/05/2022 19:07

    Perse nuk lejohen arkeologet shqiptare te sitet pellazge ne Veriun e Greqise ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?