Sociale

Nis i ftohti, trefishohet çmimi i druve të zjarrit në Korçë

11 Tetor 2021, 18:52| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 19:11

  • Share

Në qytetin e Korçës pjesa dërrmuese e banorëve ngrohjen e sigurojnë me dru zjarri. Nga viti ne vit qytetarët përballem me rritjen e çmimit të druve, ndërsa shprehen se tregtarët abuzojnë dhe me sasinë. 

"Dy metra dru as për një muaj s'më dalin. 90 mijë lek të vjetra pension marr".

"Është rritur çmimi ka shkuar në 40 mijë metër/kub. Abuzojnë me volumin e druve", thanë banorët.

Nëse gjatë stinës së verës nje meter kub kushton 1500 leke me uljen e temperaturave cmimi i druve në Korçë shkon deri në 4500 lek për metër kub.

"Drutë kanë vajtur në 45 mijë metri, drutë e gjata. Hajdutët kërkojnë të vjedhin pyjet tona. Kubikët janë 22 mijë metri/kub".

Përballë këtij fenomeni, pensionistët janë më të prekurit, të cilët shprehen se do ta kalojnë dimrin duke u ngrohur në batanije.

"Druve u hedhin tallazh në arkë për të rritur volumin. Keq jemi, bashkia nuk i kontrollon tregtarët".

"Ne qorra s'jemi e shohim abuzimin, por fajin e ka bashkia, janë lidhur bashkia me ata të makinave të druve".

"Keq jemi shumë keq me pension, të sëmurë, nuk ia dalim dot", shprehen të tjerë qytetarë.

Të kontaktuar nga Report tv bizneset e licencuara per tregtimin e druve nuk pranuan të flasin për shkaqet e rritjes së çmimit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?