Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

16 Prill, 11:27| Përditesimi: 16 Prill, 13:07

  • Share

Gjimnazi “Petro Nini Luarasi” dhe Deljana Topulli me dramën “Pamje nga ura” nga Artur Miller çelin sot në orën 13.00 siparin e Festivalit Teatror të Shkollave të Mesme të Tiranës “TK Rin Art” nën drejtimin artistik të Gjergji Menas.

Shfaqet sot në orën 18.00 në Qendrën e Artit “Agimi” në Tiranë filmi dokumentar “Dekadenti nr. 2419” nga regjisori shqiptaro-çek, Saimir Bajo, që i dedikohet poetit Tomas Venclova, që do të jetë i pranishëm.

Opera “La Boheme” e Giaçomo Puçinit vijon këtë mbrëmje në orën 19.00 në Opera, me solistëst, korin e të rriturve dhe të Zërave të Bardhë si dhe Orkestrën e Teatrit.

Instituti Italian sjell përgjatë këtyre ditëve kinemanë e re italiane në Tiranë. Sot në orën 19.00 shfaqet në kinema ‘Milenium’ filmi ‘Gagarin, mi mancherai’ nga Domenico De Orsi.

Çelet sot në orën 19.00 në galerinë “Fab” në Tiranë ekspozita “Trungje dhe pemë” nga artisti Abaz Hado.

123 vepra si “Ëndrra brenda ëndrrës” të sjella nga  Amerika” nga artisti Nazmi Hoxha ekspozohen në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri deri në 10 maj.

Shfaqja “Elektra” e Sofokliut, me regji të Kiço Londos, shfaqet nga sot për tri mbrëmje radhazi në teatrin “Petro Marko” në Vlorë.

Ekspozita "Felice Beato dhe Adolfo Farsari - Dy italianë në Lindjen e Largët" vijon e hapur deri në 7 korrik në Muzeun "Marubi" në Shkodër.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve çelet sot në orën 18.00 në “MuzehLab” në Durrës ekspozita “Të prekim trashëgiminë përmes shqisave”.

Ekspozita personale “Udhëtarët e kotësisë” e artistit Helidon Haliti në Galerinë e Arteve Shkodër pret vizitorët deri në 27 prill.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?