Panelet diellore në godinën e kryeministrisë

Nis faza e parë e programit të energjisë diellore për një sërë institucionesh, tarraca e godinës së Kryeministrisë plot me panele diellore

2 Korrik 2023, 18:10| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 18:12

  • Share

Tarraca e godinës së kryeministrisë është mbushur me panele diellore në kuadër të programit për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme. Falë këtij programi synohet ulja e kostove të energjisë në institucione.

“Kjo është Kryeministria, ku po jetësohet faza e parë e programit të energjisë diellore, e cila shtrihet në një sërë institucionesh”,- shkruan Rama.

Programi parashikon vendosien e paneleve diellore në një sërë institucionesh, në mënyrë që të ulet kostoja e energjisë.

Rreth 1 vit më parë, qeveria ka njoftuar se projekti pilot për instalimin e paneleve diellore për 2 mijë familje do t’i siguronte ujë të ngrohtë dhe më pak kosto. Qeveria do t'i mbulojë 70% të kostos nëse ato vendosin të blejnë panele diellore.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?