Tirana 1-1 Egnatia

Nis faza e katërt në Superligë, elita e futbollit në dy ditë! Spikat derbi i kryeqytetit

13 Mars, 18:21| Përditesimi: 13 Mars, 18:22

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nis këtë fundjavë me fazën e katërt dhe të fundit. Java e 28-të e elitës së vendit është e ndarë në dy ditë dhe në orare të ndryshme.

Gjithçka nis të shtunën më 16 mars në orën 14:00 me ndeshjen Erzeni - Laçi. Po të shtunë luhen Teuta - Partizani dhe Skënderbeu - Egnatia, të dyja sfida në orën 17:00.

Të dielën zhvillohen dy sfidat e mbetura. Në 14:00 Kukësi pret Vllazninë, ndërsa në 17:00 Tirana dhe Dinamo luajnë në "Air Albania" në derbin e kryeqytetit.

Pas raundit të 27-të, Egnatia prin me 51 pikë, dy pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse. Në "Final 4" edhe Partizani me Skënderbeun. Në zonën e ftohtë ndodhen Teuta, Erzeni dhe Kukësi.

Superliga, java 28-të:

E shtunë, 16 mars

14:00 Erzeni - Laçi

17:00 Teuta - Partizani

17:00 Skënderbeu - Egnatia

E dielë, 17 mars

14:00 Kukësi - Vllaznia

17:00 Tirana - Dinamo

Renditja:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?